Isa Mustafa: Çështja e presidentit të zgjidhet pa shkuar në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur lidhur me takimin e tij që pati sot në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ka thënë se çështja e presidentit duhet të zgjidhet pa shkuar në zgjedhje.

Në një prononcim për media ka bërë të ditur se në fillim të dhjetorit do ta mbledhë kryesinë e partisë për të biseduar lidhur me këtë çështje, përcjellë Klan Kosova.

Mustafa tutje ka shtuar se brenda partisë ende nuk është përmendur ndonjë emër për president.

“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma”.

”Por sipas nesh çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt, jo të shkojmë në zgjedhje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *