Ahmeti vazhdon ndihmat: Do të ndajë nga 80 euro për familjet me asistencë sociale

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuat për subvencionimin e dy kategorive me nga 80 euro,


Ahmeti, ka bërë të ditur se do të subvencionohen me nga 80 euro familjet në asistencë sociale.  Përveç familjeve në asistencë sociale, do të subvencionohen edhe personat me aftësi të kufizuara.

“Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe drejtorit Dren Kukaj, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilën familje në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor”, ka shkruar Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *