Vdes në moshën 85 vjeçare plaku nga Skenderaj, i njohur për publikun me videon e fusnotës “Ik more ti”

Asllan Zeka nga fshati Murg i Skenderajt ka ndërruar jetë sot në moshën 85 vjeç.

Lajmi për Telegrafin është konfirmuar nga familjarët e tij, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 15:00.

Asllan Zeka ishte bërë fenomen në rrjetet sociale në vitin 2012 kur ishte pyetur asokohe se a e kupton se çfarë do të thotë fjala “fusnotë”.

Sqarim: Ky lajm është publikuar me leje të familjes Zeka. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *