Tensionet Gjermani-Turqi! Momenti kur Forcat Speciale gjermane bastisin anijen turke në Mesdhe

Gjithçka ndodhi teksa fregata gjermane “Hamburg” ishte duke lunduar në zonë në kuadër të misionit të përbashkët europian “Irini” për të parandaluar dërgimin e armëve në Libi.

Teksa forcat speciale gjerman hipën në anije, qeveria turke i dërgoi një notë proteste asaj gjermane duke kërkuar bllokimin e kontrollit.

Kjo, sipas gazetës gjermane, bëri që ushtarakët të zbrisnin duke mos kryer asnjë kontroll.

Mediat turke kanë publikuar sëfundmi pamje nga operacioni i gjermanëve duke theksuar se urdhri për bllokimin e anijes turke u dha nga një komandant grek.

Turqia është akuzuar vazhdimisht se po financon dhe mbështet ushtararakisht ushtrinë islamiste në Libi në luftimet kundër forcave të gjeneralit Khalifa Haftar për marrjen e vendit nën kontroll

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFMimagesAlbania%2Fvideos%2F188450996108412%2F&show_text=0&width=560

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *