RrGK i kërkon kryeministrit Hoti ta shkarkojë Driton Selmanajn

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) i ka dërguar letër kryeministrit Avdullah Hoti me të cilën i ka kërkuar ta shkarkoi nga detyra zëvendësin e tij, Driton Selmanaj.

“Për dallim prej saj, në anën tjetër, kemi një zyrtar qeveritar, zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, i cili jo vetëm që nuk i përfaqëson plotësisht interesat e qytetarëve të Kosovës, por madje po fyen drejtpërdrejt ata dhe përfaqësuesit e tyre si Saranda Bogujevcin, e cila ka përfaqësuar zërat tanë. Si zëvendëskryeministër, deklaratat e tij nuk përfaqësojnë thjesht atë si individ, por ato përfaqësojnë Qeverinë e Kosovës. Kështu, përmes tij, qeveria po ofendon qytetarët e saj”, thuhet në letrën e RrGK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *