Kush është kryediplomati i ri amerikan, i cili kishte kërcënuar Milloshevicin me bombardime

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden, pritet që nesër (e martë), të emërojë anëtarët e parë të kabinetit të tij, e mes tyre do të jetë edhe Antony Blinken, i cili pritet të emërohet ë krye të Departamentit të Shtetit amerikan, emri i të cilit është i njohur për kosovarët, ai kishte kërcënuar Milloshevicin me bombardime në tetor të viti 1998


Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden pritet të emërojë të martën anëtarët e parë të kabinetit të tij, që sipas njoftimeve përfshijnë ish-zëvendës sekretarin e shtetit Antony Blinken në krye të Departamentit të Shtetit.

E emri i kryediplomatit të ardhshëm amerikan, nuk është pak i njohur për kosovarët, këtë e ka bërë të ditur, politologu Agon Maliqi.https://gjc.gjirafa.com

Maliqi ka shkruar se Anthony Blinken, gjatë viteve 90 ka qenë pjesë e administratës Clinton, ndërsa në tetor 1998 ai kishte paralajmëruar ardhjen e misionit verifikues të OSBE dhe kishte kërcënuar Milloshevicin me bombardime.

“Sekretari i ri i shtetit të SHBA, Anthony Blinken, gjatë viteve 90 ka qenë pjesë e administratës Clinton. Ja një deklaratë e shkruajtur prej tij në emër të Clinton në tetor 1998 duke e paralajmëruar ardhjen e misionit verifikues të OSBE dhe duke e kërcënuar Millosheviqin me bombardime.”, ka shkruar Maliqi.

Blinken gjatë bombardimeve ka qenë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Bëhet fjalë për një person që e njeh shumë mirë Ballkanin si dhe rrëfimin dhe historinë e Kosovës

“Pra bëhet fjalë për një njeri që e njeh shumë mirë Ballkanin, si dhe rrëfimin dhe historinë e Kosovës. Analisti dhe ish-diplomati Daniel Fried vlerëson se Blinken është “më shumë si Albright se si Obama” – pra linjë pak më e ashpër brenda demokratëve dhe më pak hezituese per ta perdorur fuqinë amerikane në botë.”, tha tutje Maliqi.

Vlen të theksohet se Blinken gjatë kohës sa ishte zëvendëssekretar i Shtetit amerikan, gjatë presidencës së Barack Obamas, në vitin 2015  ishte takuar atë botë me ish-kryeministrin Isa Mustafa, ish-ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçin dhe disa zyrtar të tjerë nga Kosova.

Gjithashtu  Blinken ka lidhje të ngushta me Presidentin e zgjedhur Biden. Ai ka shërbyer në role të nivelit të lartë të sigurisë kombëtare kur zoti Biden ishte nënpresident gjatë administratës Obama.

Postimi i plotë i Maliqit:

Sekretari i ri i shtetit të SHBA, Anthony Blinken, gjatë viteve 90 ka qenë pjesë e administratës Clinton. Ja një deklaratë e shkruajtur prej tij në emër të Clinton në tetor 1998 duke e paralajmëruar ardhjen e misionit verifikues të OSBE dhe duke e kërcënuar Millosheviqin me bombardime. Gjatë bombardimeve Blinken ka qenë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtepise së Bardhë si Drejtor Senior për Evropën. Më vonë është marrë edhe me Ballkanin në cilësi të ndryshme në Senat dhe Departament të Shtetit. Pra bëhet fjalë për një njeri që e njeh shumë mirë Ballkanin, si dhe rrëfimin dhe historinë e Kosovës. Analisti dhe ish-diplomati Daniel Fried vlerëson se Blinken është “më shumë si Albright se si Obama” – pra linjë pak më e ashpër brenda demokratëve dhe më pak hezituese per ta perdorur fuqinë amerikane në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *