Paralajmërohet vala e tretë e coronavirusit në Evropë

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading “Ambulance For Coronavirus” at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. – Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Një i dërguar special për COVID-19 i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar një valë të tretë pandemike në Evropë në fillim të fillim të vitit 2021, nëse qeveritë përsërisin ato që ai thotë se kanë qenë dështim në parandalimin e valës së dytë të infektimit

“Ata humbën shansin për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi e kishin vënë nën kontroll valën e parë”, tha David Nabarro për një gazetë zvicerane, përcjell Reuters.

“Tani kemi një valë të dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e duhur, do të kemi valën e tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, shtoi ai.

Nabarro përmendi masat në Zvicër për të lejuar skijimin, në vende të caktuara kërkohet masa, derisa shtete tjera kanë ndaluar tërësisht ato. Ai ka thënë se Zvicra mund të arrijë një “nivel të lartë të infektimeve dhe vdekjeve”.

“Duhet të presësh deri sa numri i rasteve bie dhe qëndron i ulët”, tha Nabarro. “Reagimi i Evropës ishte i mangët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *