Vuçiq vetë i katërti ka kërkuar leje që sot ta vizitojë Kosovën, MPJ thotë se nuk i lejojnë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, të enjten ka dërguar kërkesë në institucionet e Republikës së Kosovës për të realizuar një vizitë në Kosovë.

Kërkesa e Vucicit është bërë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ashtu siç parashihet në marrëveshjen e Brukselit për vizita të tilla.

Përveç presidentit të Serbisë, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriq.

Vucic ka kërkuar që Kosova t’i sigurojë ekipit të tij eskortë policore për përcjellje gjatë qëndrimit në Kosovë, e po ashtu edhe t’ua lejojë mbajtjen e armëve gjatë kësaj vizite.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Megjithatë nga kjo ministri thonë se një vizitë e tillë nuk do të lejohet dhe leja e tyre për ta vizituar Republikën e Kosovës është refuzuar tanimë.

MPJ e ka cilësuar si provokim rreth situatës së fundit në lidhje me Gjykatën Speciale, deklaratat e Vucicit për luftë dhe sidomos pas zbulimit të varrezës masive, në afërsi të Rashkës në Serbi, me trupat e shqiptarëve të ekzekutuar gjatë luftës nga forcat serbe në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *