Vuçiq kërkoi që atë dhe korrierët e tij në Kosovë të ruhen nga eskorta e tij me armë të gjata

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic,ka bërë kërkesë që ta vizitojë sot Kosovën së bashku me korrierët e tij.

Vucic ka kërkuar që të vijë në Kosovë i shoqëruar me dy radikalët që i ka nën kontroll, me ministrin e Mbrojtjes, Aleksandër Vulin dhe Marko Djuric, ky i fundit i arrestuar dhe dëbuar nga Njësia Speciale e Kosovës.

Po ashtu me Vucicin, në letër thuhet se do të jetë edhe shefin i ri i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, zëvendësuesi i radikalit Djuric.

Kërkesa e Vucicit është bërë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ashtu siç parashihet në marrëveshjen e Brukselit për vizita të tilla, pasi dy shtetet kanë komunikim mes vete përmes kësaj zyre.

Në këtë letër po ashtu, Vucic ka kërkuar që Kosova t’i sigurojë ekipit të tij eskortë policore për përcjellje gjatë qëndrimit në Kosovë, e po ashtu edhe t’ua lejojë mbajtjen e armëve të gjata gjatë kësaj vizite.

Metro ka mësuar se vizita e tij ishte paraparë në Veriun e Kosovës dhe komunat e tjera me shumicë serbe, po ashtu ishin paraparë që të vizitojë Kishën Ortodokse në Graçanicë.

Mirëpo, Gazeta Metro ka mësuar nga burimet brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme se një vizitë e tillë nuk do të lejohet dhe leja e tyre për ta vizituar Kosovën është refuzuar tanimë.

MPJ e ka cilësuar si provokim rreth situatës së fundit në lidhje me Gjykatën Speciale, deklaratat e Vucicit për luftë dhe sidomos pas zbulimit të varrezës masive, në afërsi të Rashkës në Serbi, me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *