Labi apel politikanëve pas vdekjes së Valentinës: Bëjeni një spital për leukemi bre dreqi e marrtë

Ka vdekur 24-vjeçarja nga Ferizaj, Valentina Ibrahimi e cila po trajtohej nga leukemia në Turqi, ndërsa pas kësaj ka reaguar këngëtari Labinot Tahiri i cili edhe u angazhua për t’i dalë në ndihmë financiare, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes një videoje i ka shprehur ngushëllime familjes dhe ka falënderuar qytetarët që e kanë ndihmuar teksa ka bërë thirrje që të ndërtohet një spital për t’i dalë në ndihmë këtyre pacientëve.

Po ashtu Labi u ka bërë apel politikanëve që të bëhet një spital për lekuemi.

“Shpresë patëm shumë. Por ja që Valentina Ibrahimi, vajzën për të cilën u mblodhëm të gjithë mora lajm se paska ndrruar jetë.

Familjes dhe gjithë qyetarëve që bënë përpjekje për të financur u shprehi ngushëllime dhe i falënderoj.

Kishim shpresë që nesër a pasnesër të përfundojë e gjitha, por nuk e caktojmë ne fatin.

Të dashur njerëz e di që do ta përjetoni rëndë këtë lajm, e di që jeni prekur.

Qe 20 vjet nuk kemi spital të leukemisë, Bëjeni një, apel për krejt klasën politike. Bëjeni sa nuk ju ka vdek ndonjë anëtarë i familjes bre dreqi e marrtë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *