Kriza pas pandemisë, BE i jep Kosovës edhe 26,5 milionë euro

Kryeministri Avdullah Hoti dhe Shefi i Zyrës së BE/Përfaqësuesi Special i BE-së, Tomáš Szunyog kanë nënshkruar një kontratë me vlerë prej 26.5 milionë euro që ka për qëllim përkrahjen e qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19.

Szunyog ka thënë se në këto kohë të vështira BE qëndron pranë Kosovës.

“Përkrahja emergjente e BE-së për Kosovën për ta ndihmuar që të përballet me pandeminë COVID-19 arrin në 160 milionë euro dhe kjo shifër nuk përfshin mbështetjen rajonale nga BE-ja që është më shumë se 400 milionë euro. Këto janë kohë të vështira, por ne jemi bashkë në këto kohë të vështira. E shfrytëzoj këtë mundësi që t’iu bëj thirrje të gjithëve që të bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit”.

Pagesa e parë prej 20.5 milionë pritet të realizohet para fundit të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *