Hoti: Më 26 e 27 nëntor takimi i delegacioneve teknike me Francën për liberalizimin e vizave

Kryeministri Hoti me anë të një postimi në Facebook ka dhënë një lajm të shumëpritur për qytetarët e vendit, e që ka të bëj me liberalizimin e vizave.

Hoti ka deklaruar se në video-konferencën e djeshme është dakorduar me presidentin francez Emmanuel Macron që të mbahen takime virtuale mes delegacioneve teknike Kosovë-Francë për liberalizimin e vizave.

“Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave.” – ka shkruar z.Hoti, përcjejll Periskopi.

Më tej Hoti njofton se pas këtij takimi teknik pritet edhe takimi politik mes ministrave të brendshëm të të dyja vendeve.

Franca është raportuar të jetë njëri ndër dy vendet, bashkë me Holandën, që ka bllokuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Statusi i plotë:

Më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave.

Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave.

Aranzhimi i këtij takimi është rezultat i dakordimit midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Presidentit të Republikës së Francës z. Emmanuel Macron, në video konferencën e djeshme.

Pas takimit teknik shumë shpejtë pritet edhe takimi politik në nivel të ministrive të brendshme të të dyja vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *