Graçanicë: Komuna e Kosovës që duket si të ishte në Serbi

Përfaqësuesi shqiptar i kësaj komune fajin për tensionimin e situatës e hedh tek kryetari i komunës, Srgjan Popoviq.

Flamuj të shtetit serb mund të shohësh gjithandej.

Përvec tyre, në qendër të komunës së Graçanicës të gjithë rrugët janë të emërtuara me personalitete serbe.

Por, duke mos mjaftuar gjithë këto, këtu shihen edhe banere të qeveritarëve serb.

Përveç presidentit serb, një vend për poster këtu ka edhe për kryetarin e kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic.

Ky poster i ish zëdhënësit të Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, gjendet poashtu shumë afër komunës së Gracanicës.

E në të gjitha këto simbole serbe, nuk shihet asnjë shenjë e dëmtimit.

Ndërkohë, një ndër të vetmit flamuj të Kosovës shihet në stacionin policor të kësaj komune.

E në lidhje me këto çështje ka folur edhe përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në kuvendin komunal të Graçanicës, Granit Shala.

Ani pse shumica duket si të ishte ndonjë vend në shtetin serb, në këtë komunë mbizotëron një tolerancë etnike në mes të banorëve.

Si një ndër provokatorët më të medhenj, sipas Gashit është kryetari i komunës Srgjan Popoviq.

Ky tregon edhe shkeljet që i bënë kryetari i kësaj komune kundrejt komuniteve.

Ndërkohë, këtu po ndërtohet edhe objekti i ri i komunës paralele serbe, për t`u ofruar shërbime të qeverisë serbe banorëve serb.

Këta të fundit, madje ende përdorin valutën serbe për të kryer pagesa të ndryshme.

Nderkohë gjatë kësaj jave në Graccanicë nga persona ende të panjohur u bë dëmtimi i banerit që mbante edhe ëmblemën e UCK-së.

Ky akt erdhi pas thirrjeve të kryetarit të komunës së Graçanicës që të hiqet, pasi që sipas tij përbënte rrezik për banorët të nacionalitetit serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *