E dhimbshme: Vdes nga Covid-19 foshnja 16 muajshe në Shqipëri

Një foshnje vetëm 16-muajshe ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.

Raportohet se foshnja është me iniciale A.K dhe është nga qyteti i Durrësit.

Vogëlushja kishte pësuar një hemoragji dhe prej ditësh ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë humbur jetën 657 qytetarë mes tyre dhe shumë të rinj, por ky është rasti i parë që një foshnje vdes nga virusi i rrezikshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *