Dorëheqjen e Driton Selmanajt po e kërkojnë edhe “Thirrjet e Nënave”

Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave” ka kërkuar dorëheqjen e zv. Kryeministrit Driton Selmanaj.

Ajo po e konsideron të papranueshme deklaratën e tij në lidhje me të pagjeturit.

Kumnova nuk ka pranuar të konsiderohet si çështje e kryer çështja e të pagjeturve.

Sipas saj, kjo Qeveri s’po punon asgjë, LDK-së s’po i shkon asgjë, duhet të shkojnë të gjithë në shtëpi.

“Edhe pensionet na kanë i ndalë, na i kanë nda fëmijët, po na thojnë me zgjedhë një pension vetëm”, u shpreh Kumnova.

Ndër të tjera ajo tha se duhet të mbahen zgjedhje dhe të zgjedhen në pushtet njerëzit që fitojnë votën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *