Çdo 17 sekonda në Evropë po vdes nga një person si pasojë e koronavirusit

Cdo 17 sekonda në Evropë është duke vdekur nga një person i infektuar me virusin Covid-19.

Këtë gjë e ka konfirmuar kreu regjional i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge.

Kluge ka thënë të enjten se 53 shtete që përbëjnë rajonin evropian të OBSH-së kanë regjistruar më shumë se 15.7 milionë raste me COVID-19 dhe gati 355 mijë vdekje

Më shumë se 80 për qind e shteteve po raportojnë shkallë më të lartë se 100 raste të reja për 100 mijë banorë për 14 ditë, ka thënë Kluge, me një të tretën që regjistrojnë më shumë se 700 raste për 100 mijë banorë.

Sipas Kluges, masat më strikte të paraqitura në disa vende në Evropë kanë nisur të japin rezultatet e para efikase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *