Vdes vogëlushja nga Lipjani që kishte pësuar aksident me veturë muajin e kaluar

Vogëlushja nga fshati Krojmir i Lipjanit ka vdekur sot pas një aksidenti me makinë që kishte pësuar muajin e kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani përmes një postimi në Facebook.

“E nderuara familje Meta,Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së më të dashures suaj, Vlora Meta. Vajzat e sjellshme si Vlora gjithmonë lënë pas vetes dhembje, prandaj veprat e saj si nxënëse dhe vajzë shembullore lënë kujtime të mira.

Ju lutem që në emër timin dhe të familjes t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shkruar Rizani.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fhyzer.rizani%2Fposts%2F3590745077630605&width=500

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *