Kryetari i Ferzajt, Agim Aliu pas vdekjes së Valentina Ibrahimit: Fjalët nuk kanë forcë ta përshkruajnë pikëllimin

Vdekja e 24 vjecares Valentina Ibrahimi nga leukemia akute, ka pikëlluar shumëkënd, raporton IndeksOnline.

Për këtë lajm të hidhur ka folur  kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka thënë se një yll iu bashku qiellit sonte.

Ai ka thënë se ajo në lule të rinisë u shua e duke prekur zemrat e mijërave njerëzve, të cilët uishin vullnetmirë për të ndihmuar në shërimin e saj.

Fjalët nuk e përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë, ka thënë Aliu.

Postimi i plotë i tij:

Një yll iu bashkua qiellit sonte. Shpirti i bardhë i Valentina Ibrahimit, nuk arriti ta mposhtë të fshehtën sëmundje që për pak ditë ia mori jetën. Në lulen e rinisë, u shua e reja që preku zemrat e mijëra bashkëqytetarëve që u ngritën në këmbë, përpjekjet tona dhe të qindra vullnetmirëve, ishin për të ndihmuar në shërimin e saj.

Shumë dhembje, shumë lot. Fjalët nuk kanë forcë ta përshkruajnë pikëllimin.

Ngushëllime familjes Ibrahimi, shokëve e shoqeve të Valentinës, aktivistëve e të gjithë kontribuesve që u solidarizuan për shërimin e saj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *