Punëtorët e Trepçës ngujohen në Minierë, nuk u dolën rrogat ende

Minatorët e Trepçës, të pakënaqur për mosekzekutimin e pagave, janë ngujuar në minierë.

Sipas burimeve brenda minierës, “Jepi zë” ka kuptuar se minatorët po qëndrojnë të ngujuar brenda në zgafellë.

Punëtorët kanë thënë se nuk do të dalin nga nëntoka derisa të kryhet pagesa ndaj tyre.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka ndarë një buxhet prej 1 milion euro për kryerjen e pagesave ndaj minatorëve.

Minatorët ishin dakorduar të kthehen në punë me premtimin se pagat do të ekzekutohen gjatë kësaj jave.

Minatorët poashtu janë të pakënaqur dhe nuk po i pranojnë udhëheqësit e rinj në departamentet e ndërmarrjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *