Kufoma qëndroi 7 orë në dhomë me të gjallët, Spitali i Mitrovicës thotë se po prisnin rezultatin për Covid-19

Spitali i Mitrovicës ka dalë me një sqarim pasi gjatë ditës së djeshme u raportua, se një pacient që kishte vdekur në mesditë ka qëndruar në të njëjtën dhomë për shtatë orë.

Për shqetësimin e ngritur nga familja Spitali thotë në atë kohë ishte në pritje të rezultatit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë për praninë e infeksionit të COVID-19 apo jo te pacienti, shkruan Reporteri.

Në sqarim, Spitali i Mitrovicës ka thënë se pacienti nuk ishte hequr nga ajo dhomë për shkak se “prania e infeksionit i ndërron komplet procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë dhe ato pasuese”.

Po ashtu ky spital ka thënë e përgjegjëse për marrjen e trupave të pajetë është Qendra Operative Emergjente.

“…gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka krijuar Qendrën Operative Emergjente e cila është përgjegjëse për marrjen e trupave të pajetë dhe procedurat pasuese, andaj, tërheqja e trupave të pa jetë të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID 19 është ne kompetencën e QOE-Ministria e Shëndetësisë”, thuhet më tej në këtë njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *