31-vjeçari nga Mamusha humb jetën pas infektimit me COVID-19

Në mesin e atyre që kanë humbur jetën nga koronavirusi 24 orët e fundit është edhe një 31 vjeçar nga Mamusha, shkruan mitrovicasot.net

Kështu është bërë e ditur nga raporti i IKSHPK për rastet e reja në 24 orët e fundit.

Për 24 orë në Kosovë kanë vdekur 11 persona pas infektimit me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.599 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 720 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të humbjes së jetës me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e humbjes së jetës janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *