Nervozohet Haki Abazi i VV-së, kërkon zgjedhje “menjëherë” dhe “me çdo kusht”

Haki Abazi, numri 2 në Qeverinë Kurti nga Vetëvendosja, ka kërkuar zgjedhje të reja në vend.

Ai ka akuzuar Qeverinë Hoti se po drejtohet nga fshati Prapashticë – ku ndodhet vendlindja e z.Isa Mustafa, kryetar i LDK-së.

Për ta arsyetuar një kërkesë të tillë ai po përmend rritjen e numrit të të vdekurve dhe rritjen e numrit të të infektuarve.

“Inxhinieringu antidemokratik i klaneve ka sjellur dëme vështirë të riparueshme dhe këtë traditë duhet ndalur me çdo kusht dhe menjëherë!” – ka shkruar Abazi, përcjell Periskopi.

Sidoqoftë, Abazi kësaj here ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Postimi i plotë dhe i paredaktuar:

Rritja e numrit të vdekurve nga pandemia dhe numri i madh i të infektuarve nga njëra anë dhe një qeveri ilegale dhe e paaftë në anën tjetër ka sjellur një gjendje të rrezikshmë për shëndetin e qytetarëve dhe demokracisë në vend.

Gjendja është e jashtëzakonshme dhe me pasoja të mëdha nëse vazhdohet me këtë nivel të papërgjegjësisë dhe me injorancë e arrogancë.

Zgjedhjet janë Zgjidhja. Nuk është vështire me kry obligimin qytetar ashtu siç e pamë edhe në SHBA ku votuan mbi 150 milion qytetarë.

Inxhinieringu antidemokratik i klaneve ka sjellur dëme vështirë të riparueshme dhe këtë traditë duhet ndalur me çdo kusht dhe menjëherë!

Pas 20 vite nuk ka sigurim shëndetsor për qytetarët që edhe sot kërkojnë lëmoshë nese duhet shëruar jashtë vendit dhe shpenzojnë me qindra mijëra euro. As edhe oksigjen të mjaftueshëm nuk ka- përderisa miliona euro vjedhen nga thesari e insitucionet tona kërkojnë insitucione të huaja të hetojnë rastin. Kjo është arsyja që askush nuk ju beson institucioneve që drejtohen nga Prapashtica-pa asnjë legjitimitet qytetarë. Në emër të kujt po flasin? Kur janë matur me votë?

Komunat derdhin para në asfalt gjatë gjithë verës ndërsa spitalet e pajisura dhe shtretërit për përballje në COVID-19 janë në mungesë pëderisa personeli shëndetsorë punon në kushte të vështira duke bërë gati të pamundurën që të shpëtojn jetë. Sikur të mos e dinin që do vie vjeshta dhe pandemia do të ishte edhe më e vështire dhe më agresive bashkë me sezonin e gripit dhe imunitetin me te dobët të qytetarëve në këtë fazë.

Me këtë trend do ballafaqoheni me momentin kur duhet të vendoset kujt të i jepet ndihma, e në këtë sistem të kapur nuk ka befasi që ndihma u jepet atyre që kanë lidhje dhe të njohur.

Mbajeni maskën
Mbajeni distancën
Pastroni duart
Ushqehuni me rregull dhe merrni vitamin c
Mos dilni në kohën e ndotjes së madhe në ajër

Zgjedhjet janë zgjidhja, çdo gjë tjetër është papërgjegjësi dhe interes i ngushtë klanor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *