Lul Raka: Virusi do të perfundoj vitin e ardhshem, por jo në fillim të vitit

Në një linjë telefonike në emisionin Radar në RTV Dukagjini u inkuadrua profesor Lul Raka.

Ai foli për disa tema rreth COVID-19 dhe njëra nga pyetjet që mori nga gazetarja Edita Doli, ai u pyet se kur do të përfundoj virusi në bazë të mendimit të tij.

Raka tha që virusi pritet të përfundoj vitin e ardhshëm, por jo në fillim të vitit.

“Vitin e ardhshëm përfundon. Në qoftëse e llogarisim deri në muajin dhjetor të vitit 2021, ai do të përfundoj.

Procesi i vaksinimit merr kohë, sigurimi i vaksinave për të gjitha kategoritë merr kohë, mirëpo sfidat që i patëm deri tani nuk do të jenë në pranverë, numri i të infektuarve do të bjerë dukshëm.

Një pjesë e personave do ta marrin vaksinën, një pjesë veqëse e kanë kaluar.

Raste do të ketë edhe pas marsit, por çelësin e kemi, vaksina është, edhe kjo do të jetë kthesa që do bëhet, tha Raka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *