Digjet baneri “Liria ka emër” në Graçanicë

Është djegur baneri “Liria ka emër” për UÇK-në i vendosur në Graçanicë të Kosovës, qytezë e banuar nga pakica serbe.

Ky baner edhe në hyrje të kësaj komune ishte vendosur në shenjë përkrahje të krerëve të UÇK-së që janë dërguar në Gjykatën Speciale.

Lajmin për djegien e këtyre banereve e ka konfirmuar Arton Smaili, aktivist shqiptar në komunën e Graçanicës.

Ai ka thënë për Reporteri.net se djegia e banerëve ka ndodhur mbrëmë pasi që qytetarët shqiptarë që jetojnë në këtë komunë i reaguan kryetarit të Graçanicës, Srgjan Popoviç, i cili kërkonte me ngulm të largoheshin fotot e vendosura.

“Përgjegjësinë e mban 100% Srgjan Popovic, sepse që disa ditë bon thirrje me i larguar këto billborde”, ka thënë Smaili për Reporteri.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *