Deputetja Krasniqi: Masat kufizuese të Qeverisë Hoti, nuk e dëmtuan ekonominë si ato të Qeverisë Kurti!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, në debatin parlamentar për menaxhimin e pandemisë Covid-19, ka lavdëruar punën e Qeverisë Hoti, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë.

Deputetja Krasniqi, ka theksuar se situata me virusin Covid-19 është e rëndë në vendin tonë, ngjashëm sikurse në vendet e rajonit dhe ato të BE-së. Por, falë angazhimit të plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, vecanërisht Ministrisë së Shëndetësisë, situata me pandeminë vazhdon të jetë nën kontrollë.Ajo kritikoi menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Kurti dhe ish-ministri Arben Vitia, që sipas saj me vendime dhe masa të ashpra kufizuese, si karantinimi në nivel vendi e ka sjellur ekonominë në buzë kolapsi.

“ Është më rëndësi të theksohet se të gjitha vendimet dhe masat kufizuese që kanë hyrë në fuqi, nuk e dëmtojnë ekonominë e vendit, në masë të njëjtë siç e kishte dëmtuar qeveria e kaluar, në krye me z. Albin Kurti. Në vend të mbylljes totale, veprim ky që e ka sjellur ekonominë e vendit në buzë të kolapsit, Qeveria Hoti ka zgjedhur forma më kreative dhe më të përshtatshëm për të mbajtur gjallë ekonominë e vendit, duke krijuar kushte për operim dhe duke ruajtur shëndetin e qytetarëve. Nuk u ndjek praktika e krantinimit të qytetarëve në konvikte, siç u veprua në qeverinë e kaluar, ku përveç pakënaqësive të shumta në trajtim, për pasojë kishim edhe një jetë të humbur. Për dallim prej ish-ministrit Vitija, që çdo ditë dilte në konferencë për media, ministri Zemaj është çdo ditë në terren duke përcjellur situatën nga afër dhe duke vepruar konform gjendjes në terren”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *